Formacionet/ Nottingham-Fulham, Armando Broja sërish jashtë listës së Marco Silvës

Sport

Formacionet/ Nottingham-Fulham, Armando Broja sërish jashtë

Fulham luan në transfertë ndaj Nottingham Forest, sfidë e vlefshme për Premier League. Trajneri Marco Silva ka dërguar sërish në tribunë Armando Brojën.

Për sulmuesin shqiptar kjo është e treta ndeshje radhazi që përfundon në tribunë duke mos ia dalë që të grumbullohet e të qëndrojë në gatishmëri për t’u futur në lojë nga stoli.

Silva preferon titullar Rodrigo Muniz ndërsa në stol është rikthyer Raul Jimenez. Silva e theksoi para disa ditësh se nuk ka vend për tre sulmues në skuadër dhe në këtë formë, i sakrifikuari është Armando Broja.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion