“Europianin e kaluar e ndoqa në qendër tregtare”, talenti i Spanjës Yamal: Jam i lumtur, është një ëndërr

Sport

“Europianin e kaluar e ndoqa në qendër tregtare”, talenti

Lamine Yamal po shijon momentin e tij të lavdisë me Spanjën. Pas pak ditësh ai do të mbushë 17 vjeç, por mosha shumë e re nuk e ka penguar të kalojë në finalen e EURO 2024 si protagonist në radhët e Spanjës së tij.

Në një prononcim të bërë së fundi për mediet, futbollisti më i ri që ka shënuar në historinë e Europianit, deklaroi se është shumë i lumtur që kaluan në finale, ndërsa shtoi se EURO 2020 e ka ndjekur në një qendër tregtare.

“Jam shumë i lumtur me fitoren dhe me arritjen në finale. Nuk e di nëse ishte goli më i mirë i të gjithë kompeticionit, por për mua ishte më i veçanti sepse ishte goli im i parë me kombëtaren në EURO.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në ndeshjen ndaj Francës, pas minutës së 60-të, fillova të mendoj se do të arrijmë në finale, por mund të mendoja saktë vetëm pasi arbitri i fryu bilbilit, isha shumë i lumtur, sepse mbaja mend kampionatin e fundit të Europianit e kam ndjekur në një qendër tregtare me miqtë e mi e them gjithmonë dhe jam shumë i lumtur sepse është vërtet një ëndërr”, deklaroi Yamal.

ME TE LEXUARAT