Zjarr në ish-repartin ushtarak të Beratit, shuhen flakët pas disa orësh, rrezikuan banesat e depozita e gazit

Aktualitet

Zjarr në ish-repartin ushtarak të Beratit, shuhen flakët pas disa

Rreth orës 16:00 te dites se sotme, ish reparti ushtarak në lagjen “Donika Kastrioti” është përfshirë nga flakët,. duke rrezikuar disa banesa që ndodheshin shumë pranë vatrës së zjarrit,

Pas marrjes së lajmërimit 4 mjete zjarrfikëse me dy grupe shërbimi i nisën në vendngjarje ku pas 1 ore luftë me flakët arritën të vini në kontroll duke izoluar vatrën e zjarrit.

Zjarrfikësit në luftë me kohën arritën të shuajnë flakët që u përhapën në rreth 400 metër katror, ndërkohë shumë pranë vendit ku ra zjarri ndodhet depozita më e madhe e gazit në Berat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dyshimet e para nga zjarrfikësit janë për një zjarrvënie e qëllimshme, ndërkohë që po punohet dhe nga forcat e rendit për të evidentuar dhe për të vendosur para përgjegjësisë autorët.

 

 

ME TE LEXUARAT