Eriksen i përlotur takon shokët e skuadrës në Itali, ja kur do rikthehet në fushë

Christian Eriksen do rikthehet në fushë pas 4 apo 5 muajve. Lajmin e bënë me dije vetë mediat italiane, që mendohet se ua ka lajmëruar danesi gjatë vizitës së tij në Itali, ku takoi klubin e tij. Ai gjithashtu ka publikuar një foto nga takimi.
View this post on Instagram
Il Corriere dello Sport shkruan se Eriksen kur takoi shokët e skuadrës së tij, u përlot, ndërsa i tha se ndihej me fat që është pjesë e Interit.
Kujtojmë se Eriksen pësoi atak kardiak më 12 qershor, në ndeshjen e parë të Euro2020 me Finlandën. 28-vjeçari luftoi me vdekjen disa minuta, dhe për pasojë ka vendosur një defibrilator kardioverter i Implantueshëm (ICD) në zemër, një aparat për kontrollimin e ritmit të të rrahurave të zemrës.

Pikërisht për këtë apparat, danezi nuk mund të luajë në Itali, pasi Seria A nuk e lejon. Ndërkohë, Interi njoftoi se danezi do nisë një program riaftësues në Kopenhagë.


