Zjarret në Maqedoninë e Veriut, qeveria shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Lajmifundit
/
5 Gusht 2021, 12:50
Kosovë&Rajon

Një javë pas situatës së zjarreve, qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për 30 ditë. Mediat lokale shkruajnë se propozimi u bë nga institucioni i emergjencave dhe është pranuar menjëherë nga qeveria.
Sipas ligjit, qeveria mund të shfrytëzojë resurset e organeve të administratës shtetërore, komunave dhe Shkupit, kurse me marrëveshje shfrytëzohen resurset e qytetarëve, ndërmarrjeve publike dhe shoqërive aksionere./BW


