E papritur në ambientet e Al Nassr, Ronaldo i nënshtrohet testeve anti-doping

Sport

E papritur në ambientet e Al Nassr, Ronaldo i nënshtrohet testeve

Cristiano Ronaldo iu nënshtrua një testi të papritur antidoping, së bashku me disa nga shokët e tij të Al Nassr.

Stafi i komisionit përkatës saudit kreu një “blitz” të martën në mbrëmje në qendrën stërvitore të ekipit, në të cilin luan kampioni 39-vjeçar nga Madeira.

Ronaldo ishte në mesin e lojtarëve, nga të cilët u morën mostra për analiza antidoping.

Kjo vizitë jo vetëm që e befasoi klubin e Ronaldos, thonë mediat saudite, por ndezi edhe zemërimin e tyre, duke pasur parasysh momentin e veçantë në të cilin ndodhi.

Në fakt, kanë mbetur vetëm pak ditë nga ndeshja e shumëpritur ku Al Nassr do të përballet me liderët e ligës, Al Hilal, të cilët rrëmbyen titullin duke dominuar nga fillimi në fund të kampionatit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion