“Hajde këtu”, e thirri para se ta qëllonte, identifikohet autori që plagosi kryeministrin sllovak, është shkrimtar!
Shkrimtari 71 vjeçar Juraj Tsintula është identifikuar nga policia si autor i atentatit ndaj kryeministrit të Sllovakisë Robert Fico mesditën e sotme.
Shkrimtari i njohur e ka thirrur në emër kryeministrin para se ta qëllonte me armë zjarri.
“Robert, hajde këtu!”- mësohet të jetë shprehur 71 vjeçari para se ta plagoste kryeministrin teksa ky i fundit po bisedonte me disa prej mbështetësve të tij.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
71-vjeçari është një nga themeluesit e klubit letrar DÚHA, në vitin 2005. Deri në vitin 2016 ka qenë kryetar i klubit dhe ka shkruar tre përmbledhje me poezi.
Që nga viti 2015 është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Sllovakë.
Në vitin 2016, Tsintula punoi si roje sigurie në një qendër tregtare. Një ditë ai u dhunua nga një trafikant droge i cili shkaktoi një sherr në një supermarket. Ende nuk dihen arsyet që mund ta kenë shtyrë të merrte aktin ekstrem.
Qëllohet me plumba eskorta e kryeministrit sllovak, Robert Fico në gjendje të rëndë në spital
Kryeminsitri Sllovakisë, Robert Fico, mbeti i plagosur sot pasi u qëllua me armë pasi doli nga një takim qeveritar.
Në pamjet e shpërndara në rrjetin social “X”, Fico shihet i gjunjëzuar dhe me dy duart e vendosura në bark, ndërsa bodyguard-ët e ngrenë për ta futur me urgjencë në makinë.
Pas ngjarjes nënkryetari i parlamentit Lubos Blaha, ka theksuar se kryeministri është plagosur dhe tashmë është dërguar për ndihmë mjekësore.
⚡️⚡️⚡️ The first minutes after the attack on Robert #Fico - the prime minister's security guards evacuate him to his motorcade while eyewitnesses hold the shooter
— NEXTA (@nexta_tv) May 15, 2024
According to preliminary information from Slovak media, Fico was shot multiple times. One to the abdomen, one to the… pic.twitter.com/vhcYPPjjlg
Dëshmitarë në vendngjarje kanë thënë se kanë dëgjuar disa të shtëna, dhe më pas një burrë të arrestuar.
Sipas CNN, të shtënat ndodhën pas një takimi të qeverisë jashtë vendit në Handlova. Fico fillimisht u transportua në një spital lokal dhe më pas u dërgua me helikopter në një qendër të madhe traumash mjekesore në Banska Bystrica, rreth 30 kilometra larg.
Ai mesohet se ndodhet në një gjendje të rrezikshme për jetën në spital.
Fico fitoi një mandat të tretë si kryeministër sllovak tetorin e kaluar, pasi zhvilloi një fushatë që kritikonte mbështetjen perëndimore për Ukrainën.
Fico kishte premtuar një fund të menjëhershëm të mbështetjes ushtarake sllovake për Ukrainën dhe premtoi se do të bllokonte ambiciet e NATO-s të Ukrainës në atë që do të prishte mbështetjen e vendosur të Sllovakisë për Ukrainën.
Përpara zgjedhjeve, Fico nuk i fshehu simpatitë e tij ndaj Kremlinit dhe fajësoi ukrainasit për provokimin e Vladimir Putinit për të nisur pushtimin, duke përsëritur narrativën e rreme që presidenti i Rusisë ka përdorur për të justifikuar pushtimin e tij.
Ndërsa ishte në opozitë, Fico u bë një aleat i ngushtë i kryeministrit të Hungarisë Viktor Orban, veçanërisht kur bëhej fjalë për kritikat ndaj Bashkimit Evropian.