E çuditshme! Tifozët brazilianë mbështesin Argjentinën në Kupën e Amerikës, reagon Neymar

Të dielën do luhet ndeshja Argjentinë- Brazil, për Kupën e Amerikës. Për këtë ndeshje, është marrë një vendim i çuditshëm. Brazilianët mësohet se do të bëjnë tifo për Messin me shokë dhe jo për kombëtaren e tyre.
Kjo nuk vjen si tradhti, por si një revoltë ndaj presidentit Jair Bolsonaro i cili akuzohet për keqmenaxhim të pandemisë e për më tepër ishte ai që pranoi zhvillimin e Copa Americas në këtë vend kur infektimet nga Covid-19 janë rritur së tepërmi.
Për këtë, ka reaguar Neymar:
“Unë jam një brazilian me shumë krenari dhe dashuri. Ëndrra ime ka qenë gjithmonë të jem pjesë e ekipit kombëtar brazilian dhe të dëgjoj tifozët duke kënduar për këtë fanellë. Unë kurrë nuk e kam sulmuar ose nuk do ta sulmoj Brazilin nëse ata luajnë për diçka, çfarëdo sporti, një garë, për Oscar ose diçka tjetër ... Nëse Brazili është aty, unë jam për Brazilin, dhe çfarë duhet që një brazilian të bënte ndryshe? Në rregull, unë do ta respektoj, por shkoni në ... Kjo është vetëm për ata që janë kundër nesh.”


