Mahniten zbuluesit në Botsvana, gjejnë diamantin 1.174 karat

Bota

Mahniten zbuluesit në Botsvana, gjejnë diamantin 1.174 karat

Në Botsvana është zbuluar një diamant i madh 1,174 karat. Lajmin e dha një kompani minierash në Kanada për mediat, duke theksuar se ky është diamanti i dytë masiv që është gjetur në vend brenda disa javësh. "Një nga diamantët më të mëdhenj në botë është zbuluar në Botsvana.

Është diamanti i tretë me më shumë se 1.000 karat i gjetur në vend, dhe tani do të jetë pjesë  e "koleksioneve të vlefshme te diamanteve me shkëlqim", tha firma kanadeze e minierave Lucara Diamond në një njoftim për shtyp.

Mahniten zbuluesit në Botsvana, gjejnë diamantin 1.174 karat

Presidenti i Botsvanës Mokgëeetsi Masisi mori pjesë në një ceremoni të mërkurën për të parë gurin. Në vitin 2019, firma zbuloi atë që besohet të jetë diamanti i dytë më i madh në histori, një gur marramendës 1,758 karat, në minierën Karowe.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion