Aksident me vdekje në Maliq, kamioni i ngarkuar me dru del nga rruga dhe zë poshtë drejtorin e Pyjores

Aktualitet

Aksident me vdekje në Maliq, kamioni i ngarkuar me dru del nga rruga dhe

Një aksident i rëndë është shënuar në afërsi të fshatit Dushar të Njësisë Administrative Lozhan.

Një kamion tip IFA i ngarkuar me dru, ka dalë nga rruga duke u përmbysur dhe për pasojë ka zënë poshtë një person i cili ka ndërruar jetë.

Mësohet se viktima është 38 vjeçari Marsel Nazifi, drejtor i pyjores pranë bashkisë së Maliqit.

Forcat zjarrfikëse bashkë me policinë janë ende në vendngjarje. Mësohet se trupi i pajetë është nxjerrë nga banorë të fshatit. Viktima ka qënë i shoqëruar me 4 persona të tjerë për të cilët ende nuk ka informacion.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion