Derbi në Vlorë, Tirana e Dinamo ndahen në “paqe”, Laçi merr fitoren e parë, Egnatia-Teuta pa gola

Sport

Derbi në Vlorë, Tirana e Dinamo ndahen në “paqe”,

Superiorja ka nisur javën e e 9-të me tre sfida interesante, nga të cilat vetëm një prodhoi gola.

Derbi i pazakontë mes Tiranës dhe Dinamos që u luajtë në Vlorë nuk solli fitues. Të dyja skuadrat shënuan nga një herë, të cilat u anuluan, me rezultatin final që shënoi 0-0.

Laçi ka marrë fitoren e parë në kampionat dhe ka ardhur pikërisht kundër Vllaznisë. Trajneri Moreiro ka debutuar në mënyrën më të mirë te kurbinasit, duke mundur me rezultatin 3-1 kuqeblutë e Brdaric.

Në takimin tjetër të zhvilluar në Rrogozhinë, Egnatia dhe Vllaznia barazuan në një sfidë që pati çdo gjë, përveç golave.

Kampionët në fuqi patën një rast të artë me Vuthajn, i cili gaboi një 11-metërsh, ndërsa pjesën e dytë, rrogozhinasit luajtën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Dulysse.

REZULTATET:

TIRANA 0-0 DINAMO

LAÇI 3-1 VLLAZNIA

Papa 45’, Mjaki 53’, Melo 56’ / Dajainani (A.G) 19’

EGNATIA 0-0 TEUTA

ME TE LEXUARAT