Tre dronë nga Libani sulmuan shtëpinë e Netanjahut, shpëton kryeministri izraelit

Një dron ka goditur shtëpinë e pushimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në veri të vendit, duke aktivizuar sirenat e sulmit ajror në të gjithë Izraelin, përfshirë qytetin kryesor të Tel Avivit.
Zëdhënësi i Netanyahut tha se një nga tre dronët e lëshuar nga Libani goditi rezidencën e Netanyahut në qytetin e Cezaresë të shtunën.
Zedhenesi shtoi se Kryeministri dhe bashkeshortja nuk ndodheshin aty dhe se nuk kishte persona te tjere në afërsi te baneses, cka beri qe ngjarja te mos kishte viktima.
Dy dronët e tjerë u kapën, tha ushtria izraelite, duke shtuar se gjithsej më shumë se 100 raketa u hodhën në veri të Izraelit nga Libani, duke vrarë një person dhe duke plagosur të paktën 13 të tjerë.
Hezbollahu i lidhur me Iranin ka shkëmbyer zjarr me Izraelin që nga tetori i vitit të kaluar.
Gazetari i Al Jazeera, Nour Odeh, duke raportuar nga Amani, Jordani për shkak se Al Jazeera është ndaluar në Izrael, tha se autoritetet izraelite po e trajtojnë sulmin në shtëpinë e Netanyahut si një "tentativë për vrasje".


