Shqiponja me dy krerë ‘kap prej fyti’ atë serbe, hakerohet billbordi në Serbi

Teknologji

Shqiponja me dy krerë ‘kap prej fyti’ atë serbe, hakerohet

Një ngjarje e pazakontë ndodhi sot në Serbi.

Sipas B92, një billboard në qytetin e Valevës ka shfaqur një imazh teksa shihet një shqiponjë me dy krerë me plis në kokë që ka “kapur për fyti” një shqiponjë që ka në prapavijë flamurin e Serbisë.

Fotografia është publikuar në Instagram nga faqja “valjevo_live”.

“Në qendër të qytetit është shfaqur ky billboard. Besohet se është hakuar dhe konsiderohet si një provokim”, thuhej në postim.

Ndërkohë, një person që pretendon të jetë pronar i billboardit, ka reaguar në komentet e postimit.

“Jam pronari i billboardit që është hakuar mbrëmë. E fikëm menjëherë sapo e kuptova, dhe rasti do të raportohet tek autoritetet përkatëse”, ka shkruar ai.

Ende nuk ka asnjë deklaratë zyrtare mbi atë që ka ndodhur.

Fotoja u bë virale në vitin 2014 pas ndeshjes së famshme Serbi-Shqipëri.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion