KFOR-i kryen stërvitje për menaxhimin e turmave dhe trazirave në Kosovë

Kosovë&Rajon

KFOR-i kryen stërvitje për menaxhimin e turmave dhe trazirave në

Misioni i NATO-s në Kosovë - KFOR, ka njoftuar se Grupi i Përbashkët Shumëkombësh për Mbështetjen e Logjistikës (JLSG) dhe trajnerët hungarezë nga Batalioni i rezervës taktike, kanë kryer trajnime për trazira dhe kontrollin e turmave në kampin Novo Selo në Maxhunaj të Vushtrrisë të shtunën, për të ruajtur gatishmërinë operacionale.

Sipas njoftimit të KFOR-it, këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

"KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij - bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 - për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes gjatë gjithë kohës dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë", theksohet në njoftim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion