Barazimi Kroaci-Shqipëri, vajza e Sylvinhos nuk i mban lotët në stadium

Zemrat e miliona shqiptarëve anembanë botës u mbushen me gëzim për barazimin Shqipërisë përballë Kroacisë në Euro 2024.
Emocione nuk i kanë përjetuar vetëm shqiptarët, siç e tregon videoja e publikuar në rrjetet sociale nga Tati, vajza e trajnerit Silvinjo.
Familja e teknikut të kuqezinjve ishte e gjitha e pranishme në tribunën e stadiumit të Hamburgut duke ndjekur ndeshjen emocionuese dhe Tati nuk ka mbajtur lotët në momente të ndryshme të sfidës.
Ajo shihet teksa fshin lotët në fillim dhe në fund të ndeshjes, kur feston bashkë me nënën e saj momentin e veçantë kur lojtarët e Shqipërisë po përshëndeteshin me tifozët pasi barazuan me Kroacine ne minuten e 95.


