Trajneri i Kroacisë: U shfaqëm me dy fytyra, s`e prisnim që të ishte kaq e vështirë ndaj Shqipërisë!

Sport

Trajneri i Kroacisë: U shfaqëm me dy fytyra, s`e prisnim që

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, ka folur për kanalet zyrtare të kombëtares së tij pas barazimit 2-2 ndaj Shqipërisë.

Ai deklaroi se në këtë përballje skuadra e tij u shfaq me dy fytyra, me një pjesë të parë të keqe, ndërsa në fraksionin e dytë u shfaq më e vendosur.

“Ishin dy pjesë të ndryshme. E para ishte e keqe, pësuam gol dhe nuk mund të bënim asgjë sepse ishim të ngadaltë, kundërshtari ishte i motivuar dhe pas topit. Bëmë shumë gabime, humbëm shumë topa.

Në pjesën e dytë u shfaqëm më mirë. Më të vendosur, ne ndryshuam me të vërtetë për të arritur në avantazhin 2-1, por në shtesë na barazuan.

Gjëja më e rëndësishme është se ne jemi ende gjallë dhe ndeshja e fundit vendos gjithçka”-tha fillimisht Dalic.

Trajneri i kroatëve deklaroi ndër të tjera se pas golit të dytë synuan të thellonin avantazhin dhe për pasojë u vendosën gabim, ndaj dhe e pësuan golin e dytë.

“Ne u tërhoqëm më kot, u pozicionuam keq dhe më pas ata patën mundësinë për golin e dytë, pas shumë vështirësive.

Ne donim golin e tretë dhe vazhduam presionin lart, por efekti ishte katastrofik për ne“-shtoi ai.

Më tej, tekniku i Kroacisë theksoi se nuk e prisnin që grupi të rezultonte kaq i vështirë për ta.

“Kampionati Europian është një histori ndryshe nga Kupa e Botës. Nuk e prisnim të ishte kaq e vështirë, ne jemi duke luftuar dhe ndoshta kjo është pikërisht arsyeja.

Është një turne shumë konkurrues dhe i balancuar”-përfundoi Dalic./Super Sport

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion