Atletja bjelloruse largohet e sigurt nga Tokio, çfarë do ndodhë me të dhe bashkëshortin e saj

Ka mbërritur e sigurt në Vjenë atletja bjelloruse Krystsina Tsimanouskaya. Ajo udhëtoi nga Tokio, ndërsa kujtojmë se ka marrë leje qëndrimi në Poloni, pasi është e friksësuar që të rikthehet në Bjellorusi. E gjitha nisi kur 24-vjeçarja u “përplas” me ekipin e saj kombëtar në Lojrat Olimpike.
Pas kësaj ajo mori ndihmë nga Polonia që në Tokio, duke u larguar nga atje me masa të rrepta. Një anëtar i komunitetit bjellorus që është në kontakt me zonjën Tismanouskaya tha se diplomatët ndryshuan itenerarin e fluturimit të saj për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
Edhe bashkëshorti i atletes thotë se është detyruar të largohet nga Bjellorusia. Ai tha se u nis me makinë drejt Kievit mbrëmjen e së dielës ndërsa pret të takohet me bashkëshorten në Varshavë. Atletja 24 vjeçare kërkoi strehim tek ambasada e Polonisë në Tokio pasi udhëheqësit olimpikë të Bjellorusisë provuan ta kthejnë në shtëpi pa vullnetin e saj, një ditë para se ajo të garonte në stafetën e 200 metrave.

Ajo tha se refuzimi i saj për pjesëmarrjen në një tjetër garë, për të cilën nuk ishte e përgatitur dhe kritikat për neglizhencë ndaj udhëheqësve të klubit, shkaktuan përjashtimin e saj, çka shkaktoi një reagim të ashpër kundër sportistes në mediat shtetërore në Bjellorusi, ku qeveria shpesh godet zërat kritikë.
Komiteti Ndërkombëtar Olimpik njoftoi të mërkurën se dy udhëheqësit e ekipit bjellorus që provuan ta largojnë vrapuesen nga Lojrat e Tokios do të merren në pyetje, në kuadër të fillimit të një procesi hetimor./VOA


