Ankth në Serinë A, fati i Milan, Juventus dhe Napolit në Champions vendoset sot

Sport

Ankth në Serinë A, fati i Milan, Juventus dhe Napolit në

Mbrëmjen e 23 majit, do mbahen tre ndeshjet që do vendosin fatin e Milan, Juventus dhe Napolit në Champions League. Aktualisht, me pikët në tabelë, vendin të sigurt e kanë Interi kampion dhe Atalanta e vendit të dytë, që ka 3 pikë më shumë se Juventusi i vendit të dytë, por ka avantazhin e ndeshjeve direkte me ‘zonjën e vjetër’.

Sakaq në dorën e tyre për t’u kualifikuar e kanë Milani i vendit të tretë, por edhe Napoli i vendit të katërt. Gjithsesi llogaritë për ‘djajtë’ e Stefano Piolit komplikohen kur sheh se java e 38 i përball me Atalanta-n, një kundërshtar që dy sezonet e fundit ka qenë më lart se Milani. Për këtë të fundit gjërat nuk ecën mirë sin ë sezonin e parë.

Në Napoli situata duket më e qetë dhe e lehtë. Ndërkohë për të shpresuar Juventusi mbi të gjitha duhet të fitojë transfertën kundër Bologna-s. Në këtë rast skuadra e Pirlos duhet të shpresojë te një humbje ose barazim i Milanit dhe Napolit.

Barazimi me Bologna-n në asnjë rast nuk bën që Juventusi të shkojë në Champions League pasi edhe nëse shkon me pikë të barabarta me Napolin, skuadra e drejtuar nga Gatusso ka avantazhin e golavarazhit. Të trija sfidat do të luhen sonte në orën 20:45.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion