Pas Sinovac, Manastirliu jep lajmin e mirë: Nesër do mbërrijnë në vend 40 mijë vaksina të AstraZeneca

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga Rinasi, ku priti mbërritjen e 60 mijë vaksinave Sinovac, bëri me dije se të hënën do mbërrijnë sërish vaksina. Ministrja tregoi se do mbërrijnë 40 vaksina të Pfizer, duke theksuar se qëllimi kryesor është vaksinimi me ritme të shpejta.
“E kemi vendosur të arrijmë 1 milion vaksinime brenda muajit qershor. Duke filluar nga dita e nesërme serish vijnë vaksina, janë 14,040 vaksina që vijnë nga kontrata jonë me Pfizer dhe nga kontrata e lidhur me Bashkimin Europian.
Brenda muajit maj dhe fillim qershori, presim gjithashtu të vijnë edhe 40 mijë vaksina të AstraZeneca nga instrumenti COVAX dhe do të kemi serish sipas kalendarit të ardhjes së vaksinave, lloje të vaksinave që qeveria shqiptare ka kontaktuar dhe do të vijojmë me intensifikimin e vaksinimit", tha Manastirliu, ndërsa theksoi se ardhjen e vaksinave, do të ulet fasha dhe do të zgjerohen kategoritë, duke filluar nga vaksinimi për punonjēsit e transportit publik.


