U braktis nga nëna se ishte “fryt” i një lidhje jashtëmartesore, vajza pas 46 vitesh e kërkon, merr lajmin e vdekjes së saj

Soft

U braktis nga nëna se ishte “fryt” i një lidhje

Ditën e sotme, në “Ka një mesazh për ty”, ka ardhur Gentiana, 46-vjeçarja që kërkon nënën biologjike. Ajo ka treguar se pasi i vdiq nëna që e ka rritur, ajo ka pyetur babanë e saj nëse është e adoptuar, fakt që ky i fundit nuk e ka mohuar.

Pasi i vdiq edhe babai, Gentiana tregoi se ka nisur të kërkojë nënën biologjike, por nuk ia ka dalë. Ardit Gjebrea i tregoi se nëna e saj ka vdekur por i tregoi historinë pse e ka lënë. Sipas informacioneve të grumbulluara, Arditi tregoi se nëna e saj, ka lindur 5 fëmijë dhe më pas bashkëshorti i vdiq. “Kjo e detyroi atë që të shkojë në shtëpinë e babasë së saj. Pas kësaj, ajo ngeli sërish shtatëzanë, në një lidhje martesore dhe kjo e detyroi atë që të të lërë ty në spital. Por gjithmonë ka qarë për ty. Ajo ka vdekur me 10 qershor, në ditën kur të lindi ty dhe të la në spital”, tha Arditi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by E diela Shqiptare (@edielashqiptare)

Nëna e saj, Sanie kishte ndërruar jetë tha arditi, por vëllai i saj ka ardhur ta takojë, por në mëyrë private. Arditi i mundësoi Gentianes foton e nënës, që bëri që 46-vjeçarja të shpërthejë në lot, teksa thonte që “I kam ngjarë shumë asaj!” Ajo po ashtu nisi të qajë, pasi nuk arriti të takojë nënën e saj biologjike.

ME TE LEXUARAT