Ancelotti shënoi rekord me fitoren e Realit ndaj Bayern: Nuk e besonim...

Sport

Ancelotti shënoi rekord me fitoren e Realit ndaj Bayern: Nuk e besonim...

Real Madrid siguroi një tjetër finale të Champions League ndersa trajneri Anceloti shenoi rekordin e radhes.

"Galaktikët" mposhtën 2-1 me përmbysje Bayern Munich në një fund dramatik, teksa Joselu në minutat 88-të dhe 90+1 zhvlerësoi golin e Davies.

Pas ndeshjes për mediet trajneri Carlo Ancelotti i "Los Blancos" është parë në lot, teksa vendos rekord me finalen e gjashtë në këtë kompeticion, katër nga të cilat i ka fituar. Italiani ka shprehur gjithë vlerësimin për ekipin, teksa shton se as vet nuk e besonte se do ishte këtu.

"Ndodhi përsëri ajo që ka ndodhur shumë herë, që është diçka e pashpjegueshme, ka ndodhur përsëri.

Tifozët që shtyjnë dhe disa lojtarë që besojnë. Ne kemi luajtur mirë, mendoj se ishte e vështirë.

Por ne e kishim kontrollin e lojës, nuk e humbëm durimin kur ata shënuan dhe e rikuperuam lojën.

Dua të falënderoj tifozët, klubin dhe mbi të gjitha lojtarët, të cilët kanë pasur një sezon që askush nuk e ka bërë.

Unë nuk e prisja që kjo skuadër të arrinte në finale. Është koha për të festuar me tifozët, është një lumturi që 'infekton' lojtarët", tha Ancelotti.

Më 1 qershor në Londër, Real Madrid luan kundër Dortmund në finalen e Champions League.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion