"Nëse dalin mesazhet, ju…", Heidi paralajmëron Romeon dhe Erjolën

Showbiz

"Nëse dalin mesazhet, ju…", Heidi paralajmëron Romeon

Në Big Brother VIP së fundmi u diskutua raporti i Romeo Veshajt me Erjola Doçin, para se të futeshin në shtëpi.

Graciano, gjatë Prime, tha se Erjola ia ka treguar mesazhet ku Romeo i kishte shkruar asaj dhe i kishte thënë se e ka fiksim, ndërsa ajo nuk i ka kthyer përgjigje.

Dyshja e mohuan të dy këtë histori, ndërsa Erjola ka qenë e tensionuar gjatë mbrëmjes. Në një bisedë me Heidin, kjo e fundit i tha se ‘nëse dalin ato mesazhe, ju do dilni gropë’.

Heidi: Jam me vërtetë shumë rehat. Shoqëria jashtë, troç po e them, ka dy mesazhe, po i nxori e di si dilni ju, gropë. Nga unë s’ka asnjë problem.

Erjola: Nuk ka asnjë mesazh. Po ta thotë Erjola. O Heidi si bëhen shantazhet? Duke thënë që kam fakte. Fakt është fjala ime, ose merre bazë ose jo, kaq.

Heidi: Dakord, ta themi paraprakisht se nuk ka asnjë të keqe.

Erjola: Ti do me qenë e larë me veten je në rregull. Edhe unë fjalën time, ka peshë si shkëmbi të paktën në këtë histori.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion