Afganët krijojnë trafik kilometrik në ATM, kanë ende shpresa për tu larguar nga vendi

Bota

Afganët krijojnë trafik kilometrik në ATM, kanë ende shpresa

Qytetarët afganë pas largimit të ushtarëve amerikanë, kanë humbur çdo shpresë. BBC shkruan se në Kabul, ankthi dhe frika ka pushtuar qytetarët. Pamjet tregojnë se këta të fundit po presin në radhët e ATM për të tërhequr para.

“Një afgan më tregoi se ishte i shqetësuar për të ardhmen e tij dhe të familjes, lidhur me mundësitë financiare. Ata vazhdojnë të shpresojnë se do largohen nga vendi, edhe pse evakuuimi ka përfunduar. Ata që janë larguar, përveç frikës, kanë shprehur se po largohen për shkak të mundësive ekonomike. Sigurisht, ata i frikësohen edhe regjimit të talebanëve, pasi ende nuk kanë një ide se çfarë plani kanë ata”, tha Secunder Kermani,  gazetari i BBC.

Afganët krijojnë trafik kilometrik në ATM, kanë ende shpresa

Më tej, ai foli për planet e talebanëve, që ende nuk janë bërë me dije nga këta të fundit. “Ende nuk është shpallur qeveria e re në Afganistan. Burimet e mia kanë treguar se me shumë mundësi, talebanët do të shpallin krijimin e një Emirati Islamik, duke rikthyer në jetë regjimin që kanë pasur 31 vite më parë”, tha ai.

ME TE LEXUARAT