A do ta mundim Spanjën? Lorik Cana befason me përgjigjen

Sport

A do ta mundim Spanjën? Lorik Cana befason me përgjigjen

“Ishte maksimumi i maksimumeve”, kështu tha ish-kapiteni i kombëtares, Lorik Cana në ‘Euronews Albania’ duke shtuar se do kishte dashur të ishte në fushë në përballjen e Shqipërisë me Kroacinë, ku kuqezinjtë barazuan 2-2 përballë një nga skuadrave më të fuqishme.

Cana tha se ndeshja e sotme ishte “maksimumi i maksimumeve”, pasi skuadra me të cilën u përballëm është një nga 3 skuadrat më të fuqishme në 5-6 vitet e fundit.

I pyetur se si do të dalë Shqipëria përballë Spanjës, Cana u përgjigj: “Po bënë një super performancë si sonte prapë do jetë jashtëzakonisht e vështirë. Ne duhet të bëjmë më të mirën, duhet të kemi edhe pak fatin në anën tonë. Shpresa vdes e fundit. Unë atë që bëmë sonte dua ta kemi prapë”.

Ndërsa sa i përket pyetjes nëse Shqipëria do e kalojë grupin, Lorik Cana tha: “Unë jam optimist, 50 me 50 e kalojmë grupin”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion