Shpërthim i fortë, rebelët Houthi sulmojnë anijen greke në Detin e Kuq

Bota

Shpërthim i fortë, rebelët Houthi sulmojnë anijen greke

Publikohen pamjet e momentit kur rebelët Houthi sulmojnë me lëndë shpërthyese anijen greke Tutor në Detin e Kuq.

Një detar nga Filipinet raportohet se është vrarë nga një shpërthim i shkaktuar nga një dron i ngarkuar me eksploziv.

Ekuipazhi u detyrua të braktisë anijen, e cila u mbyt.

Pamjet, të marra në distancë tregojnë shpërthimin që ndodhi pranë vendit ku qëndron pjesa e ekuipazhit dhe dhoma e motorit.

Menjëherë ngrihet një re tymi, ndërsa pak më pas pason një shpërthim i dytë dhe më i fortë me një “top” zjarri në anije.

Anija greke me flamur liberian u mbyt të martën në ujërat e Hodeidah në Detin e Kuq të Jemenit.

22 anëtarët e ekuipazhit, të gjithë shtetas filipinas, u transportuan nga anija luftarake USS PhilippineSea, ndërsa një nga anëtarët e ekuipazhit të anijes humbi jetën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion