Përvetësoi 27 mijë euro duke mashtruar qytetarët, arrestohet "agjenti bankar" në Tiranë

Aktualitet

Përvetësoi 27 mijë euro duke mashtruar qytetarët, arrestohet

Nje agjent bankar u arrestua me akuzen e mashtrimit dhe falsifikimit pasi ka perfituar 27 mije euro duke mashtruar qytetaret.

Lajmi u njoftua nga policia e Tiranes, e cila tha se i arrestuari eshte shtetasi Rizar Alibali. 

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, ka finalizuar operacionin policor të koduar "Statment".

Gjatë operacionit u ndalua shtetasi Rizar Alibali., 34 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale "Mashtrimi", "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve".

Ky shtetas, duke qenë i punësuar në një kompani nga e cila kryente depozita të ndryshme bankare, mashtronte duke depozituar shuma më të vogla parash se shumat reale.

Nëpërmjet mashtrimit, ky shtetas ka përvetësuar 27 000 euro dhe në vendin e tij të punës, ka paraqitur dokumente (mandate) të dyshuara të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion