Plagoset me thikë një 60-vjeçar pas një konflikti të çastit, arrestohet autori

Aktualitet

Plagoset me thikë një 60-vjeçar pas një konflikti të

Një 60-vjeçar është plagosur me thikë pasditen e sotme në qytetin e Korçës, ndërsa autori i dyshuar është kapur nga policia.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të postës, ku një 65-vjeçar, me inicialet N.H., ka plagosur me mjet prerës një 60-vjeçar. Sipas të dhënave paraprake, shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt i çastit mes dy personave.

I plagosuri ka marrë një dëmtim të lehtë në pjesën e qafës dhe, sipas informacioneve paraprake, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e policisë kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa vijojnë veprimet për arrestimin e tij dhe sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion