U bë e famshme nga memet, vajza shet foton origjinale për shumën marramendëse

Soft

U bë e famshme nga memet, vajza shet foton origjinale për shumën

Të gjithë e mbajmë mend vajzën në foto e cila u bë e famshme falë një fotografie që u kthye në meme. Ajo ka nxjerrë së fundmi në shitje foton origjinale si NFT për shumwn prej 473 000 dollarëve. Zoe Roth, tanimë 21 vjeç u bë një sensacion në internet në moshën 4 vjeçare kur u fotografua duke qëndruar para një ndërtese që digjej me një buzëqeshje djallëzore në fytyrë.

Ky imazhi ka shërbyer që atëherë si një meme e për tw gjithw ata që duan të përshkruajnë ndonjë skenë katastrofike ose akt të djallëzuar. Një NFT është një shenjë dixhitale unike e koduar me nënshkrimin e një artisti dhe e cila verifikon pronësinë dhe vërtetësinë e saj.


Fotoja u ble nga koleksionisti Farzin Fardin Fard, CEO i një kompanie të prodhimit të muzikës me bazë në Dubai. Zoe u fotografua nga babai i saj në janar 2005 kur ajo dhe familja e saj po jetonin në Mebane, Karolina e Veriut.

Kujtojmë se me meme kuptojmë një lloj ideje, sjelljeje ose stili që përhapet përmes internetit , shpesh përmes platformave të mediave sociale dhe veçanërisht për qëllime humoristike. Memet mund të përhapen nga personi në person përmes rrjeteve sociale , blogjeve , emailit direkt ose burimeve të lajmeve. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion