Studimi: Vaksina anti- Covid nuk ka efekt tek personat që janë në mbipeshë

Dy studime të fundit italiane kanë treguar se vaksinat nuk do kenë efekt tek personat që janë mbipeshë. Mediat italiane shkruajnë se të dy studimet përfshijnë një vaksinë mARN (BioNTech/Pfizer) të administruar për punonjësit e kujdesit shëndetësor në Itali, pa ndonjë problem tjetër të veçantë shëndetësor.
Studimi i parë përfshiu 248 subjekte, përgjigjet imune të të cilëve u vlerësuan një javë pas dozës së dytë të vaksinës. Ai tregoi se një indeks më i lartë i masës trupore (BMI) shoqërohej me një përqendrim më të dobët të antitrupave si përgjigje imune ndaj vaksinës shkruan KP.
Studimi i dytë përfshiu 86 persona, përgjigjet imune të të cilëve u vlerësuan një deri në katër javë pas dozës së dytë të vaksinës. Ky studim nuk tregoi ndryshime në përgjigjen imune sipas BMI, por tregoi se personat me mbipeshë qendrore (perimetri i belit 88 cm për gratë dhe 102 cm për burrat) treguan një përqendrim më të dobët të antitrupave si përgjigje imune ndaj vaksinës.


