Të infektuar në punë, emigrantët shqiptarë në Itali denoncojnë vdekjet për shkak të Covid-19

Bota

Të infektuar në punë, emigrantët shqiptarë në

Në Itali, janë shënuar shumë denoncime nga emigrantët, me në krye shqiptarët, për pasojat e Covid-19. Një raport i dorëzuar nga Kombëtar Italian i Sigurimeve, ndaj aksidenteve në punë, tregon se gjatë 15 muajve, nga nisja e pandemisë, janë marrë 551 denoncime aksidentesh në punë për shkak të Covid e me pasojë vdekjeprurëse. 34.7% e viktimave janë regjistruar gjatë muajit prill 2020. 9.7% e numrit të përgjithshëm të viktimave të denoncuara, janë emigrantë, e shqiptarët renditen ndër më të shumtit në numër, pas atyre me kombësi peruviane.

Mësohet se janë 11.3% e shqiptarëve që kanë mbetur viktimë e Covid. Shumë më i lartë është numri i denoncimeve të punonjësve të infektuar nga Covid, gjatë procesit të punës. Nga nisja e pandemisë e deri më 31 mars 2021 në INAIL, janë prezantuar 165.528 denoncime të infektimit nga Covid për shkak të punës. 69,3%  prej tyre janë gra e  30,7% meshkuj. 13,9%  e rasteve të denoncuara janë kryer nga emigrantë ku 8.1% janë shqiptarë. 

Numri më i lartë i denoncimeve, rreth 70 mijë i përket grupmoshës nga 50 në 64 vjeç, e më i ulëti në grupmoshën mbi 64 vjeç. Po ashtu dhe numri më i lartë i viktimave Covid të denoncuar nga familja i përket grupmoshës 50-64 vjeç.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion