Vetëdorëzohet në polici autori i vrasjes së 27-vjeçarit në Tiranë

Aktualitet

Vetëdorëzohet në polici autori i vrasjes së

Është vetëdorëzuar në policia autori i vrasjes së 27-vjeçarit në Tiranë. Marjus Dema, 28 vjeç, i cili dyshohet si autor i vrasjes së shokut të tij është vetëdorëzuar pas negociatave të familjarëve mes policisë dhe autorit.

Sakaq në polici është vetëdorëzuar edhe Frenkli Myftari, i cili ishte shpallur në kërkim për moskallzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Tiranë

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbremjen e djeshme në rrugën “5 Maj” Tiranë ku u vra me armë zjarri një 27-vjeçar, ju informojmë se:

Si rezultat i kontrolleve të shumta dhe pamundësisë për të qëndruar të fshehur dhe negociatave me familjarët dhe avokatëve janë vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi M. D., 28 vjeç si dhe një prej personave të shpallur në kërkim shtetasi F.M., 29 vjeç.

Grupi i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Tiranë, për veprime te mëtejshme hetimore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion