Vaksinimi me Sinovac, mjekët në Turqi: Parandalon vdekjen 100%

Bota

Vaksinimi me Sinovac, mjekët në Turqi: Parandalon vdekjen 100%

Katër muaj pas nisjes së fushatës së vaksinimit me Sinovac, Turqia ka deklaruar se kjo vaksinë është efikase. Deri në fillim të prillit, vendi përdori ekskluzivisht vaksinat e kompanisë Sinovac CoronaVac, më pas mori vaksinën Pfizer-BioNTech në program dhe do të shtojë edhe rusen Sputnik V në ditët në vijim. Ndërkohë që për vaksinën kineze, një nga mjekët ka deklaruar se parandalon vdekjet 100%.

“Bazuar në vëzhgimet tona në terren, mund të themi se vaksina Sinovac parandalon vdekjet dhe pranimin në spitale me 100%. Studimet kanë provuar efektivitetin e saj, por shënimet tona në terren janë edhe më të mira”, tha Nurettin Yiyit.

Duke folur për situatën në dy spitalet e tij, ai tha se rreth 4 000 punonjës të kujdesit shëndetësor morën dozën e dytë në shkurt. Që nga ajo kohë, vetëm 60 raste të COVID-19 janë raportuar mes tyre, pa shtrime në spital dhe vdekje.

Mjeku gjithashtu tha se Turqia ka hyrë në valën e re të COVID-19 pasi vaksinoi më shumë se 85% të punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe atyre të moshës 65 vjeç e lart me vaksinën Sinovac.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion