Qepët për të kuruar artritin dhe reumatizmën, ja çfarë duhet të dini më shumë

Qepa është një nga perimet më të shëndetshme të nëntokës që nuk mungon kurrë në kuzhinën e një amviseje shqiptare. Përdorimet e saj në kuzhinë dhe në mjekësinë popullore janë të larmishme.
Qepa rekomandohet kundër disa sëmundjeve dhe problemeve, ndër të cilat edhe artriti. Ky i fundit manifestohet me inflamacion dhe enjtje të kyçeve dhe nyjeve duke ndikuar ndjeshëm në lëvizshmërinë e njeriut. Në këtë artikull do të mësoni për 6 përfitimet më të mira që ofron qepa kundër artritit.
Zbut inflamacionin; Qepët janë të pasura me kuercetinë, një flavonol që lufton ashpër inflamacionin. Studimet kanë treguar se kuercetina zbut ndjeshëm simptomat e artritit dhe të reumatizmës, sidomos nëse konsumohet afatgjatë.
Përmirëson sistemin mbrojtës të trupit; Qepa është shumë e pasur me antioksidantë. Këta të fundit ndihmojnë në eliminimin e stresit oksidues që dëmton kyçet dhe nyjet dhe nxit shpërndarjen e inflamacionit në organizëm. Për më tepër, antioksidantët ndihmojnë në forcimin e sistemit mbrojtës të trupit ndaj inflamacionit. Qepët përmbajnë edhe shumë vitaminë C e cila lufton radikalet e lira në organizëm.
Kundër infeksioneve; Studimet tregojnë se konsumi i rregullt i qepëve mund të zbusë ose eliminojë infeksionet e ndryshme të kyçeve dhe nyjeve që shpërndahen si pasojë e inflamacionit. Kjo është kryesisht e rekomandueshme për njerëzit që planifikojnë të kryejnë ndërhyrje kirurgjikale në kyçe.

Shëndeti i kyçeve; Ekspertët thonë se konsumi i qepëve të pasura me antioksidantë dhe vitamina shmang degjenerimin e kërceve dhe nxit riparimin e tyre. Falë antioksidantëve, qepa mbron shëndetin e kyçeve dhe nyjeve dhe shmang dëmtimin e tepruar të tyre.
Shmang komplikacionet; Medikamentet që përdorin pacientët që vuajnë nga artriti shpesh ankohen për probleme me stomakun dhe komplikacione të ngjashme. Antioksidantët tek qepa zvogëlojnë sasinë e sekretuar të acidit gastrik dhe shmangin formimin e ulçerës. Për më tepër, pacientët që vuajnë nga artriti, përballen me rrezikun në rritje të aterosklerozës. Lëngu i qepës dhe qepa në përgjithësi arrin të ulë ndjeshëm nivelin e kolesterolit të keq dhe të mbrojë shëndetin e zemrës./AgroWeb


