Hapet një tjetër tunel te “Shqiponja”, nis lëvizja nga sot, Rama: Lehtësohet qarkullimi i mjeteve

Aktualitet

Hapet një tjetër tunel te “Shqiponja”, nis lëvizja

Është hapur një tjetër tunel te sheshi “Shqiponja”, që do të ndihmojë në lehtësimin e mëtejshëm të qarkullimit të mjeteve. Kryeministri Edi Rama shkruan në ‘Facebook’ se është hapur tuneli numër 5 në hyrje të Tiranës.

“Nyja “Shqiponja”- Hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli numër 5 duke lehtësuar qarkullimin e automjeteve në hyrje të Tiranës.

Ndërkohë janë drejt përfundimit punimet për realizimin e plotë të kësaj vepre e cila i jep kryeqytetit një hyrje të denjë duke lehtësuar trafikun për automjetet dhe lëvizjen për këmbësorët”, shkruan Rama.

Ndërkohë, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, inspektoi nga afër hapjen e tunelit numër 5, duke thënë se do të vihet në shërbim të qytetarëve që sot.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion