Greqi/ Bie nga kati i 9 i ndërtesës ku po punonte, shqiptari në gjendje të rëndë për jetën
Lajmifundit
/
3 September 2021, 13:46
Kosovë&Rajon

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ditën e sotme. Mediat vendase shkruajnë se një shqiptar ka rënë nga 9 metra lartësi, teksa po punonte, ndërsa mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Psachna të Greqisë, por nuk dihet shkaku i këtij aksidenti të rëndë.
Mediat shkruajnë se shqiptari është dërguar fillimisht në qendrën shëndetësore të zonës, për tu dërguar më pas në spitalin rajonal të Kalkidës. Nuk është bërë me dije identiteti i tij, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e aksidentit për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.


