Programi 'Toka në shkolla' zbatohet në Maliq, Rama: Lidh nxënësit me tokën dhe natyrën

Soft

Programi 'Toka në shkolla' zbatohet në Maliq, Rama: Lidh

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “3 Dëshmorët” në Vloçisht të Maliqit janë bërë pjesë e programit “Toka në Shkollë”, duke punuar për krijimin e një hapësire të gjelbër brenda mjediseve të shkollës.

Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale momente nga puna e fëmijëve në kopshtin e ngritur në shkollë, ku bashkë me mësuesen e biologjisë po përgatisin parcelën për mbjellje.

Në pamjet e ndara nga Rama, nxënësit shihen teksa angazhohen në përgatitjen e tokës dhe kujdesin për parcelën e shkollës, një hapësirë që synon të shndërrohet në një mini-kopsht të gjelbër për aktivitetet mësimore.

Programi “Toka në Shkollë” është një nismë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit që po zbatohet në shkolla në mbarë vendin. Përmes këtij programi, nxënësit përfshihen në aktivitete praktike që lidhen me kultivimin e tokës dhe prodhimin bujqësor.

Nëpërmjet mikrofermave dhe miniserave të ngritura në mjediset e shkollave, programi synon t’i afrojë fëmijët me natyrën, të zhvillojë aftësitë praktike dhe të rrisë ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit dhe ushqyerjen e shëndetshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion