Pilotët i zë gjumi për 28 minuta, avioni merr drejtimin e gabuar gjatë fluturimit

Soft

Pilotët i zë gjumi për 28 minuta, avioni merr drejtimin e gabuar

Një ngjarje që mund të ishte kthyer në tragjedi ka ndodhur në Indonezi, ku dy pilotët e një avioni i kishte zënë gjumi gjatë fluturimit, duke bërë që avioni të merrte drejtimin e gabuar.

Per fat te mire nuk janë shënuar problematika madhore dhe avioni u ul në rregull me të gjithë pasagjerët pa asnjë lëndim.

Kapiteni dhe bashkë-piloti i avionit Airbus A320 ranë në gjumë njëkohësisht për rreth 28 minuta gjatë një fluturimi nga Sulawesi (Indonezia veriore) për në kryeqytetin Xhakarta, një udhëtim që zgjat 2 orë e 35 minuta.

Një nga pilotët nuk kishte pushuar mjaftueshëm një natë më parë, sipas raportit, i cili tha se incidenti çoi në një sërë gabimesh në pilotimin e avionit, por 153 pasagjerët dhe katër stjuardesat mbetën të padëmtuara gjatë incidentit.

Autoritetet kanë nisur hetimet për incidentin me dy kapitenët e kompanisë ajrore “Batik Air” në Indonezi, të cilët janë pezulluar përkohësisht nga puna.

"Ne do të kryejmë një hetim dhe do të vazhdojmë me një rishikim të operacioneve të fluturimit në Indonezi në lidhje me menaxhimin e rreziqeve për shkak të lodhjes për të gjithë transportuesit ajror," tha Christie Edah Murni, menaxhere e përgjithshme e transportit ajror.

Autoriteti i sigurisë së aviacionit të Indonezisë u bëri thirrje linjave ajrore që të rrisin kontrollet brenda kabinave dhe të sigurojnë që ekuipazhi të ketë pushim adekuat përpara çdo fluturimi, që një rast i tillë të mos përsëritet më./rtsh

ME TE LEXUARAT