Kryebashkiaku demokrat i Kavajës në takim me Ramën: S`kemi ndasi për interesat e qytetarëve

Politikë

Kryebashkiaku demokrat i Kavajës në takim me Ramën: S`kemi ndasi

Gjashte kryebashkiakë e djathtë mbajten folen për mediat pas mbledhjes mes 61 kryetarëve të bashkive në vend dhe qeverisë ne Shkoder.

Kryetari i bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja theksoi se kur vjen puna tek interesat qytetare nuk ka ndasi politike dhe se nuk ka asnjë çudi pse ai dhe kolegët e tij të djathtë ishin të pranishëm në mbledhje.

Fisnik Qosja:

Bashkë me kolegët e mi ishim në mbledhjen e përbashkët të 61 kryetarëve të bashkive dhe qeverisë për të bashkërenduar punën.

Nuk kemi ndasi politike kur vjen puna për interesat qytetare. Për arsye politike ne e kemi treguar në 14 Maj se kush jemi dhje çfarë qëndrimi kemi mbajtur.

Nuk besoj që është një çudi e madhe që ne ishim këtu sot me qeverinë për të mirën e njerëzve që na kanë zgjedhur.

I pyetur se a u ndjenë të barabartë në mbledhjen mes kryetarëve të bashkive dhe qeverisë Qosja u shpreh se po.

Ai shtoi se morën garanci nga kryeministri për reagim ndaj kërkesave të tyre.

Fisnik Qosja: Padiskutim (u ndjenë të barabartë). Ne kishim kërkesat tona për zona specifike që kemi unë dhe kolegët e mi. Ato i shqyrtuan.

Se dimë tani sa qeveria do reagojë. Garancia ishte e kryeministrit, por veprat do të tregojnë se si do shkojë. Po të vështirë janë të gjitha bashkitë, por me menaxhimin e mirë besoj do ja dalim

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion