Përdorni qepë të kuqe për flokët, nuk do ta besoni të mirat që do i sjellë

Soft

Përdorni qepë të kuqe për flokët, nuk do ta besoni

Përdorni qepë të kuqe për të shëruar flokët. Flokët e hollë dhe që këputen lehtë vijnë si pasojë e mungesës së hekurit në gjak, gjendjes emocionale të paqëndrueshme, regjimit jo të shëndetshëm ushqimor dhe çrregullimeve hormonale.

Kjo perime, e pazëvendësueshme në kuzhinë, është e tillë edhe për kujdesin e flokëve. Ajo ndihmon në forcimin e tyre dhe parandalimin këputjen dhe rënien e shpeshtë të tyre. Maska e sotme ju ndihmon të kenë flokë sa më të shëndetshëm.

 

Përbërësit: 2 qepë të kuqe, 2 thelpinj hudhër, dy lugë gjelle ujë të vakët dhe vaj bajamesh. 

Kombinimi i qepëve dhe hudhrës është një prej trajtimeve më të mira për të forcuar rrënjët e flokëve, për të parandaluar rënien e tyre dhe për t’i ushqyer që nga rrënjët deri tek maja.

Antiokisdantët e qepës dhe vitamina e ushqyesit e hudhrës hidratojnë flokun, e mbrojnë nga veprimet e faktorëve të jashtëm dhe stimulojnë qarkullimin e gjakut në gjithë sipërfaqen e skalpit.

Pasi të keni qëruar hudhrat dhe qepët, grijini me thikë dhe më pas kalojini në frulator. Bashkojini me ujin dhe disa pika vaj bajamesh dhe mbajeni në kokë për 30 minuta. Në fund lani flokët me shampon e zakonshme. /Lajmi.net

ME TE LEXUARAT