“Nubi jem s’ka me ta harru kurrë”, Gresa tregon se çfarë i tha Gjesti kur ajo e ngushëlloi për vëllain

Soft

“Nubi jem s’ka me ta harru kurrë”, Gresa tregon se

Ditën e djeshme, u dha lamtumira e fundit për Eldion Kelmendin, vëllain e Gjestit, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident.

Ceremonia mortore mblodhi shumë familjarë, miq dhe figura publike, përfshirë edhe ish-banorën e Big Brother VIP Kosova, Gresa Gashi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gresa ndau disa fjalë prekëse për takimin e saj me Gjestin dhe familjen e tij në një nga momentet më të dhimbshme të jetës së tyre:

“Sot pata rastin të takoj gjithë familjen e Gjestit, një familje që dhimbja ua kishte mbuluar sytë dhe zemrat. Çdo dorështrëngim, çdo shikim ishte i rëndë nga trishtimi. Në fund, para varrimit të vëllait të tij, në shtëpi u takova edhe me vetë Gjestin.

Aty kuptova sa e pafund është dhimbja e një vëllai. Zemra mu thye në mijëra copa kur pashë lotët që mezi i përmbante. Përqafimi ynë zgjati shumë. ‘Nubi jem s'ka me ta harru kurrë’, ishin fjalët që më tha.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion