Nëse mbani lente, kurrësesi nuk duhet ti bëni këto veprime

Shumë njerëz që e kanë një kompleks të mbajnë syze, ndaj përdorimi i lenteve është zgjedhja më e mirë. Por, lentja, ndryshe nga syzet, kërkon një kujdes maksimal, pasi mund t’ju dëmtojë syrin. Mjekët shpesh herë bëjnë thirrje që të ndjekin me kujdes dhe seriozitet këshillat që okulistët u kanë dhënë.
Është shumë kryesore, sipas okulistëve, që nuk duhet të bëni dush me lente të vendosura. Sipas tyre, nëse e bëni këtë gabim, viheni në rrezik të të gjitha llojeve të infeksionit. “Të gjitha llojet e ujit janë të këqija për lentet e kontaktit, kështu që dushi me lentet e vendosura duhet të shmanget. Nëse keni hyrë në dush aksidentalisht me lentet tuaja, mbyllni sytë, dilni me kujdes nga dushi, thani duart plotësisht dhe hiqni lentet e kontaktit”, tha Sharon Copeland, mjek oculist. Ai shton se uji përmban miliona baktere, dhe nëse bllokohet rreth lenteve tuaja mund të shkaktojë acarim dhe dëmtojë ngadalë shikimin.
Gjatë kohës që mbani lente, mos i kruani sytë. Sipas mjekut oculist, Sharon Copeland, ky veprim mund të zhvendosë lentet tuaja të kontaktit ose t’i shtyjë ato në qepallën e sipërme të syrit tuaj, po ashtu mund të çojë në baktere që hyjnë në sy nga duart e ndyra.
Kurrësesi nuk duhet të flini me lentet tuaja. Ky është një zakoni është i rrezikshëm sepse sytë thahen shumë gjatë gjumit. Në krye të kësaj, lentet mund të kufizojnë furnizimin me oksigjen në sy, duke shkaktuar ngadalë inflamacion.


