Tentoi të vrasë një shtetas duke e përplasur me mjet, arrestohet 67-vjeçari nga Mirdita

Aktualitet

Tentoi të vrasë një shtetas duke e përplasur me mjet,

Mirditë

Tentoi të vriste një shtetas duke e përplasur me automjet, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë, arrestuan në flagrancë shtetasin D.D.,67 vjeç, banues në Mirditë.

Ky shtetas, me vetëgjyqësi, duke pretenduar mbi pronësinë e tokës, ku një kompani kryente punime ,në aksin rrugor Rrëshen- Rubik , ka tentuar të vrasë duke e përplasur me automjetin e tij punonjësin e kësaj kompanie shtetasin N .H.,banues në Kukës.

Shtetasi N.H.,pas mjekimit të marrë në spital është larguar në banesë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale "Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë " dhe " Vetëgjyqësia".

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion