Edhe ata si populli i thjeshtë, princi William merr dozën e parë të vaksinës anti- Covid-19

Showbiz

Edhe ata si populli i thjeshtë, princi William merr dozën e parë

Ditën e sotme princi William ka marrë dozën e parë të vaksinës anti- Covid. Kujtojmë se William një vit më parë u infektua me Covid-19, sëmundje që fatmirësisht e kaloi pa asnjë shqetësim. Lajmin e bëri me dije vetë William, ku përmes një postimi në Twitter, falenderoi edhe stafin mjekësor.

“Të martën mora dozën time të parë të vaksinës COVID-19”, tha ai. “Për të gjithë ata që punojnë në përhapjen e vaksinave, faleminderit për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni”, shkruan ai.

Anëtarët e tjerë të Familjes Mbretërore gjithashtu kanë zbuluar se ata kanë marrë dozat e tyre të vaksinës, përfshirë monarken 95-vjeçare dhe Princin Charles.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion