“Meshkujt shqiptarë kanë probleme të impotencës!!!”. Si ndikojnë filmat p...no në aktivitetin seksual

Soft

“Meshkujt shqiptarë kanë probleme të

Një diskutim i drejtpërdrejtë dhe pa dorashka në studion e “Aldo Morning Show” ka ndezur debat mbi një çështje që shpesh anashkalohet në publik, problemet e impotencës tek meshkujt shqiptarë.

Sipas mjekut gjinekolog Avenir Balili, kjo nuk është më thjesht një çështje mjekësore, por një fenomen social që po prek gjithnjë e më shumë të rinjtë.

Faktorët që mjeku rendit janë të shumtë që nga ndryshimet kulturore pas hapjes së vendit, e deri te konsumimi i substancave dhe ekspozimi masiv ndaj pornografisë.

Por ajo që shqetëson më shumë është ndikimi i pornografisë në trurin dhe sjelljen seksuale të të rinjve, çka sipas Balilit, mund të çojë jo vetëm në devijime, por edhe në vështirësi reale në jetën intime.

Avenir Balili: Meshkujt në kohët e sotme kanë më shumë probleme të impotencës, se sa të aftësisë riprodhuese. Sidomos tek meshkujt shqiptarë janë probleme të impotencës. Disa e thonë, e disa e fshehin, por nëse do të kesh një sy kritik e vëren.

Nga se ndodh kjo?

Avenir Balili: Ka shumë faktorë, hapja e dyerve të Shqipërisë, konsumi i drogave, pornografia.

Si ndikon pornografia?

Avenir Balili: Të rinjtë duke parë filma porno, devijojnë edhe seksualisht. Kjo është e vërtetuar nuk është një fenomen i ri shqiptar.

Ndikon në tru?

Avenir Balili: Po sepse seksi është më shumë një proces psiqik se sa fizik. Në këto raste është më shumë një ndikim psiqik, është një obsesion./tv klan

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion