Arrestohet 28-vjeçarja italiane, shkaktoi aksidentin me dy të vdekur në Fier-Vlorë

Aktualitet

Arrestohet 28-vjeçarja italiane, shkaktoi aksidentin me dy të vdekur

Policia ka arrestuar së fundmi 28-vjeçaren italiane e cila shkaktoi aksidentin fatal me dy viktima në aksin Levan-Vlorë.

Aksidenti i rëndë u regjistrua rreth orës 14:25 të së hënës kur automjeti tip kamioncine doli nga rruga duke u përplasur me barrierat mbrojtëse dhe përfunduar në anë të rrugës.

Kamioncina sipas policisë u godit nga një automjet tip Dacia ku udhëtonin dy shtetase të huaja ndërsa goditja ishte fatale për drejtuesit e automjetit Ferdinant Hasani, që humbi jetën në vend ndërsa tashmë ka humbur jetën edhe personi i dytë, pasagjeri i cili u dërgua fillimisht në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasen italiane A. T., 28 vjeçe, banuese në Napoli, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin në afërsi të vendit të quajtur “Kripa”, në autostradën “100 Vjetori”, është përplasur me një kamionçinë tip “Benz”.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i kamionçinës, shtetasi F. H., 63 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital edhe pasagjeri në këtë mjet, shtetasi D. M., 47 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT