Lufta rrit më tej çmimet/ Eksperti i ekonomisë, shpjegon faktorët kryesor: Ndikim, shtrenjtimi i karburanteve dhe…

Soft

Lufta rrit më tej çmimet/ Eksperti i ekonomisë, shpjegon

Shtrenjtimi i çmimeve ka vijuar edhe në maj, duke reflektuar ndikimin nga lufta në Iran. Kjo ka bërë që sipas Instat inflacioni të arrijë në 3%. Kjo shënon normën më të lartë në dy vite e gjysmë si dhe përkon me objektivin e Bankës së Shqipërisë.

Ndikimin më të madh në rritjen e inflacionit e kanë dhënë transporti, shërbimet financiare, qiratë, argëtimi e shërbimet, të lidhura edhe me turizmin.

I ftuar në nje studio televizive, eksperti i ekonomisë Artur Ribaj u shpreh se kjo ishte një tendencë e paralajmëruar, pasi treguesit ekonomikë kishin sinjalizuar prej kohësh afrimin e inflacionit drejt objektivit prej 3%.

Sipas tij, përshpejtimi i këtij procesi është ndikuar nga tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat kanë sjellë efekte të menjëhershme në tregje.

Eksperti theksoi se, në kushtet aktuale, nuk e sheh të nevojshme që Banka e Shqipërisë të ndërhyjë me ndryshime në normën bazë të interesit.

“Kjo ishte një tendencë qe dukej, i kishte dhënë shenjat më herët, që të shkonte drejt objektivit prej 3%. Kjo u përshpejtua për shkak të luftës së Iranit dhe SHBA. Efekti psikologji dhe çmimi i shpërndarjes së produkteve te konsumatori ka qenë të menjëhershme, duke rritur barrën financiare.

Pra ndikim kryesor ka dhënë shtrenjtimi i karburanteve. Ka shtrenjtim të çmimeve dhe në sektorë që lidhen me turizmin. Nuk është momenti që Banka Qendrore të rishikojë normën bazë të interesit “, tha ai.

ME TE LEXUARAT