Kujdesi për një lëkurë të mirë, njihuni me kurat që parandalojnë plakjen

Soft

Kujdesi për një lëkurë të mirë, njihuni me kurat

Frigoriferi është streha më e mirë e disa prej recetave ideale për kujdesin e lëkurës. Sugjerohet më poshtë disa metoda efikase në përpilimin e disa kurave të thjeshta nga ushqime të freskëta që i bëjnë lëkurës një transformim të mirëfilltë.

Kura për lëkurë të thatë; Një Avokado; 2 Lugë gjelle me kos; Një lugë gjelle me vaj ulliri; Një lugë gjelle me mjaltë. Kjo kurë e pasur me acide yndyrore omega-3 forcon qelizat e lëkurës. Falë mjaltit dhe kosit, fytyra do të jetë më e tendosur dhe e butë. Kjo përzierje aplikohet në të gjithë fytyrën dy herë në javë dhe mbahet për rreth 15-20 minuta. Më pas shpëlahet me ujë të ftohtë.

Kura për lëkurat problematike; Një banana; Gjysëm luge çaji me sodë buke; Gjysëm luge çaji me shafran indie; Nëse lëkura juaj është problematike dhe ka tendencën të ketë akne të shumëta, atëherë provojeni këtë kurë. Bananet janë të pasura me vitaminë A që rigjallëron qelizat dhe pastron poret. Shafrani shkatërron bakteret që shkaktojnë akne, ndërsa soda e bukës përthith yndyrën e tepërt në lëkurë. Aplikohet pasi të keni pastruar fytyrën me ujë të vakët vetëm një herë në javë.

Kujdesi për një lëkurë të mirë, njihuni me kurat

Kura për lëkurë të ashpër; Gjysëm kastraveci i bërë pelte; Çerek gote me qumësht; Një lugë gjelle me mjaltë; Një lugë gjelle me sheqer kaf; Kastraveci largon skuqjet. Për më tepër, ai përçon një aromë freskie sa do ju duket sikur jeni në një qendër estetike. Kjo maskë e zbut lëkurën ndjeshëm vetëm pas një përdorimi. Aplikohet në fytyrë dy herë në javë.

Maskë për lëkurë të ndjeshme; Një lugë gjelle me kos; Një lugë çaji me mjaltë; Një lugë çaji me kakao pluhur; Një lugë me rozmarinë të grimcuar; Lëkurat e ndjeshme kanë tendencën të përjetojnë më shumë skuqje. Kosi është baza e maskave të suksesshme. Ai është i pasur me probiotikë dhe proteina që qetësojnë lëkurën. Mjalti ngushton puret dhe largon infeksionet. Kakaoja përmban flavonolë qetëson lëkurën nga irritimet e ndryshme. Këtë kurë mund ta përdorni një herë në javë.

Kura për lëkurë të yndyrshme; Gjysëm filxhani me tërshërë të gatuar e të ftohtë; Një vezë
Një lugë gjelle me lëng limoni. Acidi tek lëngu i limonit largon yndyrën e tepërt dhe qelizat e vdekura ndërsa tërshëra e zbut lëkurën dhe heq skuqjen. Kjo kurë aplikohet në fytyrë një herë në javë.

Kura për lëkurë me njolla; Një kungull dimri nga ato që rritet në vreshta; Kungulli duhet bërë pelte në një mikser; Një lugë gjelle me mjaltë; Dy pika nga vaji i pemës së çajit. Kjo maskë jo vetëm që largon aknet por edhe nxit prodhimin e kolagjenin. Mjalti në veçanti zbardh lëkurën. Kura duhet bërë një herë në javë.

Kura për lëkurë të lodhur; Lëngu i një limoni; Dy lugë gjelle me sheqer; Një lugë gjelle me vaj ulliri
Me këtë maskë fytyra juaj do të jetë e freskët dhe e qetë. Limoni dhe sheqeri do të ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura. Vaji i ullirit do të hidratojë lëkurën dhe do t’i japë shëndetin dhe freskinë e munguar. Kjo kurë mund të përdoret 2-3 herë në javë. / AgroWeb

ME TE LEXUARAT