Keni gjaderdhje tek mishi i dhëmbëve, ja çfarë po mundohet t’ju tregojë trupi

Soft

Keni gjaderdhje tek mishi i dhëmbëve, ja çfarë po mundohet

Një problem i shpeshtë tek njerëzit është gjakderdhja nga mishi i dhëmbëve sa herë që lahen dhëmbët. Sipas mjekëve, nëse ju ndodh kjo gjë, trupi juaj po tenton t’ju tregojë se ju keni mungesë të theksuar të vitaminës C.

Në një studim ata kanë përfshirë  1.140 njerëz të shëndetshëm, si dhe janë analizuar të dhëna mbi shëndetin dhe dietën e 8.210 njerëzve të marrë në një studim të kryer nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Në saj të këtij studimi, ata zbuluan se nivelet e ulëta të vitaminës C në qarkullimin e gjakut shoqëroheshin me një rrezik në rritje të gjakderdhjes nga mishrat e dhëmbëve dhe vunë në dukje se rritja e marrjes së vitaminës C mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemit.

Po ashtu, gjakderdhja e shtuar është përgjithësisht një nga simptomat e skorbutit, një sëmundje e shkaktuar nga mungesa e rëndë e vitaminës C. Skorbuti, i cili shpesh prekte marinarët në shekullin e 18-të të cilët nuk kishin qasje në fruta dhe perime, është një dukuri shumë e rrallë sot.

ME TE LEXUARAT