“Çmendet” 48-vjeçari, qëllon për vdekje gruan, plagos rëndë djalin 22-vjeçar

Bota

“Çmendet” 48-vjeçari, qëllon për vdekje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi, ku një 48-vjeçar ka qëlluar për vdekje me lopatë gruan e tij dhe plagosi rëndë të birin 22 vjeç për shkak se nuk iu shërbye sallata në kohë. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur disa ditë më parë, kur -vjeçari Murli Kumar, u kthye në shtëpi i dehur dhe kërkoi me ngulm një sallatë.

Mediat vendase shkruajnë se teksa 48-vjeçari dhunonte gruan, djali u mundua ta shpëtonte të ëmën, por e pësoi keq edhe vetë. 48-vjeçari është larguar menjëherë nga vendngjarja dhe është fshehur në një pyll pranë shtëpisë, aty ku edhe pas kërkimeve e gjeti policia dhe e arrestoi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion