Dhimbjet e apendesitit janë të paqarta shpesh herë, ja si ti kuptoni

Apendestiti është një sëmundje që kërkon ndërhyrje të mënjëhershme të mjekut, pasi mund të jetë fatale nëse nuk merr kurë. Shumë njerëz nuk e kuptojnë se shqetësimi i tyre është pikërisht kjo sëmundje, ndaj dhe mjekët kanë ardhur me listën e simptomave.
Lista nis me dhimbjen e fortë të barkut. Nëse dhimbja nis më pak dhe më pas shtohet, atëherë mos humbni kohë, por shkoni tek mjeku. Nëse keni të vjella apo të përziera, në mënyrë të papritur dhe pa kuptuar, tregohuni të kujdesshëm. Nëse kjo ndjesi zgjat, shkoni tek mjeku.

Nëse keni problem në konstipacion, apo diarrea, mund të jetë për shkak të apendestiti, por jo gjithmonë. Për siguri, drejtohuni mjekut.
Nëse keni fryerje barku, sikur jeni e ngropur apo e fryrë, drejtohuni mjekut. Bëhet fjalë për një reagim inflamator të indeve dhe akumulimit të gazrave dhe është një nga rastet më të zakonshme të kësaj sëmundje.
Gjithashtu, nëse keni temperaturë dhe ethe, pa kuptuar, mund të jetë për shkak të apendesitit. Jo gjithmonë, por mos e anashkaloni vizitët tek mjekët.


